VILLA PARK

Foto:Google
Grealish mungon edhe disa javë
9 April, 2021 @15:16
Jack Grealish nuk ka luajtur për Aston Villa që nga barazimi 0-0 në Brighton më 13 shkurt. Kapiteni i Villa shpresonte të kthehej në Liverpool, por Dean Smith thotë se ai do mungojë edhe disa javë.
Kapiteni i skuadrës do të mbetet jashtë për disa javë të tjera, pasi pësoi një pengesë në rikuperimin e tij nga lëndimi, thotë trajneri Dean Smith.
Lajmi është një goditje e madhe për Villa, pasi ekipi tashmë ka qenë pa Grealish për shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Premier League.
Skuadra e Smith ka fituar vetëm dy nga ato shtatë ndeshje dhe përsëri do të jenë pa kapitenin e tyre për ndeshjen e së shtunës në Anfield kundër kampionëve Liverpool.
“Unë dhe Jack ishin mjaft optimistë për ta kthyer atë pak më shpejt dhe ai kishte një pengesë që ndoshta do ta kthej atë për disa javë”, tha trajneri.
Grealish ka qenë një lojtar kryesor për ekipin këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar 12 të tjerë për të ndihmuar klubin e tij të fëmijërisë.