BANKA E PRISHTINËS
Grindje mes Warren-Constantinides
15 May, 2016 @20:46
Derisa po zhvillohet çereku i tretë i ndeshjes ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, ka ndodhur një situatë e palakmueshme në bankën e skuadrës bardhekaltër.
Vendimi i trajnerit të Prishtinës, Antonis Constantinides, për ta larguar nga ndeshja amerikanin Andrew Warren, nuk i ka pëlqyer këtij të fundit, ndërsa dyshja ishte shumë pranë kacafytjes, por lojtarët e tjerë dhe shtabi teknik i skuadrës ndërhyrën për ta qetësuar situatën.