RAMI HADAR - PAS NDESHJES

Rami Hadar, trajner i Pejës, ishte i shkurtët sonte në deklaratë pas ndeshjes/ Foto: sshot
Hadar uron fitoren e Trepçës dhe s’flet më shumë
3 May, 2023 @23:27
Trajneri i Pejës, Rami Hadar, ka qenë tepër i shkurtër në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së humbur të parë të serisë finale ndaj Trepçës. Izraeliti dha deklaratën e tij më të shkurtë ndonjëherë të pas ndeshjes prej se ka ardhur në Kosovë, ndërsa uroi fitoren e Trepçës dhe u largua.
“Dëshiroj t’ia uroj fitoren Trepçës dhe nuk kam më shumë çka të them. Ju falemnderit,” ka thënë Hadar pas ndeshjes.
Peja që mbylli çerekun e tretë në epërsi ndaj Trepçës, dështoi ta kontrollojë lojën në disa momente të çerekut të fundit, ku mitrovicasit kapën një seri për të dalë në epërsi dhe për të bërë dallimin mbi 10 pikë, që çoi pastaj edhe te humbja e ndeshjes për verdhezinjtë.
Dueli i radhës i serisë finale luhet të dielën në Karagaç të Pejës.