TOP 10 NGA XHIROJA E FUNDIT

Foto: KB Peja Official
Hajrizi, më i miri i xhiros
28 January, 2016 @13:06
Performanca mahnitëse e Drilon Hajrizit në derbi ndaj Bashkimit në fundjavën që e lamë pas, i ka sjellë atij epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros, shkruan Eurobasket sot.
Hajrizi që përfundoi ndeshjen me 29 pikë dhe 9 kërcime, i ka ndihmuar ekipit të tij të vazhdojë serinë perfekte në Superligë, me fitoren e 14 me radhë.
Pas Hajrizit, është renditur Blendi Matoshi, lojtar i Vëllaznimit, që ka pasur ndeshje impresive ndaj Kerasan Prishtinës, duke shënuar 33 pikë dhe 10 kërcime.
I treti, në renditje është Marcel Jones i Bashkimit, që përkundër humbjes së ekipit të tij ndaj Pejës, ka vazhduar me lojëra të mira, duke shënuar 24 pikë e 9 kërcime.
Mëposhtë, shikoni komplet listën e dhjetëshes më të mirë të javaës në Superligë.
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Drilon HAJRIZI | KB Peja | ||
2 | Blendi MATOSHI | KB Vëllaznimi | ||
3 | Marcel JONES | KB Bashkimi | ||
4 | Stanimir MARINOV | KB Sigal Prishtina | ||
5 | Genti ZEKA | KB Vëllaznimi | ||
6 | Arian QALLAKU | KB Vëllaznimi | ||
7 | Willie KEMP | KB Sigal Prishtina | ||
8 | Tay WALLER | KB Bashkimi | ||
9 | Rinor AHMETI | KB Kerasan Prishtina | ||
10 | Driton RRACI | KB Vëllaznimi |