Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFATI KALIMTAR, PREJ SOT I HAPUR

Hapet afati kalimtar për basketbollistë

Hapet afati kalimtar për basketbollistë


10 August, 2020 @9:38

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot është hapur afati kalimtar zyrtar i basketbollistëve vendor dhe të huaj në Kosovë.

Kështu, afati që ka nisur sot, 10 gusht, do të zgjasë deri më 7 shtator, ka bërë të ditur njoftimi.

Ndërkaq më 1 Gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021. Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected].


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga