NBA

REUTERS/Andrew Innerarity
Heat mposht Celticsin
31 October, 2012 @21:29
Kampioni aktual Miami Heat stinorit 2012/13, ia nisi me fitore duke e mposhtur skuadrën Boston Celtics. Para fillimit të ndeshjes u bë ceramonia e trofeut dhe të unazave të arta, ku lumturia e lojtarëve u vërejt dukshëm në fytyrat e tyre.
Ndërsa ndeshja ia nisi me një basketboll të barabartë, por me kalimin e kohës dhe me ndihmën e super yjeve të Miamit, skuadra nga Florida e përmbylli pjesën e parë me tetë pikë epërsi 62-54.
Në pjesën e dytë, dominuesi i ndeshjes ishte tërësisht Miami Heat, ku dhe triumfuan me një epërsi komfore 120-107. Më të mirët tek Miami ishin Dwyane Wade me 29 pikë, LeBron James me 26 pikë e 10 kërcime, dhe Chris Bosh me 19 pikë e 10 kërcime të shënuara.
Në anën tjetër Paul Pierce luajti me 23 pikë, dhe Rajon Rondo me 20 pikë e 13 asistime.
Rezultatet e takimeve:
Miami Heat - Boston Celtics 120-107 Cleveland Cavaliers - Washington Wizards 94-84 Los Angeles Lakers - Dallas Mavericks 91-99