SUPERKUPA
Historike! Prizreni-16 me trofeun e parë
5 September, 2021 @18:53
Prizreni-16 duke e mposhtur Trepçën me rezultat 90-81, e fitoi Superkupën e Kosovës.
Rezultati në çerekun e parë, ishte i ngushtë 22-19 për Prizrenin, derisa skuadra prizrenase e thelloi epërsin në fund të çerekut të dytë me kundërsulme, duke e ngritur epërsinë në 11 pikë (46-35).
Në çerekun e tretë, Trepça u këndell dhe e uli epërsinë në 2 pikë (61-59).
E në çerekun e katërt rezultati gjithmonë ishte i ngushtë, por në fund ishte skuadra prizrenase që gaboi më pak dhe arriti trofeun historik.
Arti Hajdari ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Hajdari shkëlqeu me 34 pikë, derisa u dalluan edhe Courtney Fells me 26 pikë e 10 kërcime dhe Ivan Koljevic me 17 pikë, 10 asistime e 7 kërcime.
Te Trepça u veçuan Taurus Cockfield me 23 pikë, Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Amin Hot me 18 pikë.
Ky ishte trofeu i parë në histori të Prizrenit-16.