SUPERLIGA
Holloman largohet nga Ponte Prizreni
10 February, 2021 @7:57
Qendra amerikane, Garrius Holloman, është larguar nga skuadra Ponte Prizreni.
Holloman kishte kontratë me skuadrën prizrenase për ndeshjet e Kupës së Kosovës, derisa sipas gjendjes së Joshua Martinit, atij do i vazhdonte edhe kontrata.
Por Martin u rikthye nga lëndimi dhe ka filluar edhe stërvitjeve, e kështu janë ndarrë edhe rrugët me Hollomanin, lajmëron skuadra e Prizrenit.
Ponte Prizreni ishte eliminuar në Final 4 të Kupës së Kosovës nga Prishtina.
Garrius Holloman në dy ndeshje për Prizrenin luajti me mesatare prej 8 pikëve dhe 4.5 kërcimeve për ndeshje.