BUJAR LOCI

Humbja një mësim i mirë
6 November, 2021 @7:47
Trajneri i Penzës, Bujar Loci, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes së ekipit të tij në derbi nga Prishtina ka thënë se ekipit i kanë munguar lojtaret kryesore, ndërsa humbja ka qenë mësim i mirë!
“Na mungoi lojtarja e pozitës pesë, ndërsa lojtarja kryesore kishte lëndim. Kjo ka bërë që Prishtina, që është ekip shumë i fortë të shkojë te fitorja. E kam thënë edhe më herët në finalet që i luajtëm se edhe po të fitonte Prishtina nuk do të ishte befasi. Por gjithashtu mendoj se pas titullit kampion, Superkupës së Kosovës dhe asaj mbarëkombëtare, lojtaret kanë filluar të vetëkënaqen dhe kjo humbje do të jetë një mësim i mirë që të këndellen përgjatë kampionatit,” ka thënë Loci gjatë deklaratës së tij.
Prishtina mposhti Penzën 50-76 mbrëmë në Karagaç, ndërsa bardhekaltërat janë ekipi i vetëm këtë stinor pa humbje duke vazhduar me bilans, aktualisht 5-0. Penza në anën tjetër dje u mposht për herë të parë në kampionat.