MVP @ GAMEWEEK 9

Foto: FBK
Taurus Cockfield, MVP i Xhiros IX
6 November, 2021 @7:29
Basketbollisti amerikan i Trepçës nga Mitrovica, Taurus Cockfield, është përzgjedhur MVP i xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll nga FBK.
Cockfield që është te Trepça nga fillimi i stinorit është ambientuar mirë te ekipi dhe tashmë po luan me mesatare prej 16.6 pikëve për ndeshje dhe 4.8 asistimeve për ndeshje.
Ai së fundi ka qenë instrumental në paraqitje ndaj Prizrenit në Sezai Surroi ku mitrovicasit kanë marrë fitore si mysafir.
Playmakeri 25-vjeçar në këtë ndeshje luajti me 20 pikë, nëntë asistime, katër kërcime dhe dy topa të rrëmbyer, duke u përzgjedhur si më i miri i xhiros.