PARA NDESHJES: BOREA-PRISHTINA
I fundit, pret të parin
13 December, 2017 @9:27
Në Karagaç të Pejës sot ekipi debutues i Superligës, Borea, pret kampionen aktuale dhe lideren e Superligës, Sigal Prishtinën.
Borea që ka aktualisht ka bilanc prej 2 fitoreve dhe 10 humbjeve në Superligë, po tregon lojë të mirë për kapacitetin që ka.
Ndërsa në anën tjetër Sigal Prishtina një hap mbi të gjitha skuadrat tjera, është ende e pamposhtur dhe do të kërkojë të vazhdojë këtë seri. Aktualisht bardhekaltërit kanë bilanc 12-0 me koshdallim 500 plus.
Derisa te Borea nuk ka ndërrime në ekip, te Sigal Prishtina yjet si Dardan Berisha, Lis Shoshi e Andrew Lawrence janë liruar pas eliminimit nga garat europiane.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes skuadrave në fjalë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve më 29 tetor, Sigal Prishtina fitonte 112-43 ndaj Boreas.
Ndeshja do të referehet nga treshja: Elldin Uglari kryesor dhe Amar Djekovic e Visar Bunjaku ndihmës.