KARAGAÇ
I huaji i dytë te Peja, Amel Kuljuhovic
16 October, 2020 @17:20
Para pak çasesh KB Peja ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë të huaj për edicionin 2020/21.
Ai është boshnjaku i lindur në Duisburg të Gjermanisë që ka edhe pasaportë amerikane, Amel Kuljohovic.
Alo-qendra 208 centimetra i gjatë së fundi ka qenë pjesë e NCAA në ekipin Southern University Jaguar.
Ai ka pasur mesatare prej 20.1 minutash në ndeshje në NCAA1. Në 32 ndeshje të zhvilluara ai ka mesatare prej 8 pikëve për ndeshje, 0.6 asistimeve dhe 4.3 kërcimesh për ndeshje.
Shutin për tre pikë në sezonin e fundit në SHBA Amel ka pasur 27.9% të saktësisë, duke shënuar 12 herë nga 43 tentime.