Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CONSTANTINIDES - PAS NDESHJES

I pakënaqur përkundër fitores

I pakënaqur përkundër fitores


24 February, 2016 @23:28

Antonis Constantindes nuk është ndarë i kënaqur me lojën e treguar të ekipit të tij, përkundër fitores ndaj Pejës sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. 

Sidoqoftë, nëse ka diçka të mirë nga kjo ndeshje, ai ka numëruar vetëm rezultatin përfundimtar, pra fitoren, të tjerat duhet përmirësuar ka thënë qiprioti. 

“E vetmja gjë e mirë nga ky ballafaqim është fitorja. Fituam me vetëm një pikë dallim, por e rëndësishme është se fituam. Megjithatë unë jam shumë i dëshpëruar me basketbollin e treguar në këtë përballje nga të dyja palët, por meqë unë jam trajner i Prishtinës do të marr të drejtën të flas vetëm për klubin tim. Pati shumë ulje dhe ngritje te ekipi im, nuk luajtëm mençur në sulm, gjuajtëm shumë në drejtim të koshit dhe nuk e shfrytëzuam lojën në trapez. Basketbolli nuk është vetëm gjuajtje, gjuajtje, gjuajtje. Ne nuk guxojmë ta përsërisim këtë lojë, sepse kjo nuk është loja jonë. Unë do të flas me lojtarët e mi dhe do t’u them se nuk jam i kënaqur dhe më pas bashkërisht do të punojmë në përmirësimin e gabimeve tona. Pejën e përgëzoj për paraqitjen, uroj që kjo skuadër të gjejë mënyrën të radhitet në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Ne synojmë t’i mbrojmë titujt si në Kosovë ashtu edhe në BIBL, por me këtë lojë që e bëmë ndaj Pejës nuk mund ta realizojmë këtë ambicie. Na mbetet të punojmë edhe më shumë, jemi në mes të rrugës dhe tani vetëm duhet të vazhdojmë të luajmë çdo herë e më mirë, e jo ta bëjmë atë që e bëmë ndaj Pejës,” është cituar të ketë thënë Constantinides nga faqja zyrtare e FBK-së sonte. 

Sigal Prishtina pas 3 ndeshjeve ka bilanc 3-0 në Grupin D të BIBL, ndërsa Constantinides nuk ka pësuar ende prej se ka marrë detyrën te bardhekaltërit. 


 
Të gjitha lajmet nga