DERBI KOSOVAR NË BIBL

Prapë dramatike, prapë fiton Prishtina
24 February, 2016 @20:54
Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e tretë përballë rivales së përbetuar Pejës, në një periudhë të ngushtë kohore.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Sigal Prishtinës në tre gara të ndryshme përballë Pejës, pas asaj në Superligë dhe në Kupë të Kosovës.
Sigal Prishtina nisi mirë ndeshjen duke krijuar epëri 9 pikëshe pas 10 minutëshit të parë, pastaj Peja u rikthye.
Çereku i tretë përsëri i takoi bardhekaltërve, që rikthyen avantazhin. Në çerekun e fundit Peja arriti të shkrijë epërsinë 10 pikëshe të Prishtinës, por nuk arriti të dalë përpara.
Në fund, me pikët e Abukarit, Prishtina morri 6 pikë epërsi 1 minutë para fundit të takimit, e Burwell e Delic e ulën atë në 1, kur edhe përfundoi ndeshja.
Më i miri te Prishtina ka qenë Dardan Berisha me 21 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, derisa më efikasi ka qenë Mohamed Abukar me 22 pikë, 6 asistime dhe 6 kërcime.
Te Peja më efikasit sonte kanë qenë treshja Alban Veseli me 22, Nenad Delic me 21 dhe Drilon Hajrizi me 20 pikë të shënuara.
Pas kësaj ndeshjeje Prishtina bën bilanc 3-0 në Grupin D, derisa Peja është me bilanc 1-2.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Peja | ||
Çereku i parë | 27 | 18 | |
Çereku i parë | 14 | 20 | |
Çereku i parë | 24 | 19 | |
Çereku i parë | 20 | 27 | |
Kërcime | 32 | 37 | |
Asistime | 23 | 16 | |
Bllokada | 2 | 2 | |
Topa të vjedhur | 8 | 9 | |
Topa të humbur | 13 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 11/28 | 10/32 | |
Tentime nga loja | 33/65 | 31/66 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 8/16 | 12/15 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Mohamed Abukar | 22 pikë | 6 kërcime | 6 asistime |
2 | Dardan Berisha | 21 pikë | 11 kërcime | 5 asistime |
3 | Jason Washburn | 14 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4 | Andrew Warren | 12 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Willie Kemp | 11 pikë | 8 asistime | 6 kërcime |
6 | Stanimir Marinov | 5 pikë | - | - |
7 | Edmond Azemi | 0 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Blerim Mazreku | 0 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 22 pikë | 7 kërcime | 5 topa të vjedhura |
2 | Nenad Delic | 21 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Drilon Hajrizi | 20 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
4 | Ronald Davis | 11 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
5 | Kevin Burwell | 5 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Nicholas Covington | 5 pikë | 2 asistime | 1 top të vjedhur |