MBYLL STINORIN

Operohet Gasol
24 February, 2016 @10:54
Qendra spanjolle e skuadrës Memphis Grizzlies, Marc Gasol, është operuar me sukses.
Gasol, ishte lënduar me 9 shkurt kundër Portland Trail Blazers dhe kishte thyer ashtin në këmbën e tij të djathtë.
Marc, e mbylli stinorin për sivjet, derisa menaxheri i përgjithshëm i Memphisit, Chris Wallace, deklaroi se janë të lumtur që Gasoli e kaloi një operim të suksesshëm dhe shpresojnë të kthehet vitin tjetër edhe më i fuqishëm.
Spanjolli Gasol, kishte arritur një mesatare prej 16.6 pikëve, 7 kërcimeve 3.8 asistime për ndeshje, ndërsa ka kontratë me Memphisin deri në stinorin 2019/20.