SIGAL PRISHTINA - PEJA, SONTE

Xhiroja mbyllet me superderbi
24 February, 2016 @10:15
Dy rivalët e përbetuar të Superligës, Sigal Prishtina e Peja, nuk munden pa njëra-tjetrën.
Herë njëri e herë tjetri fitojnë, ndërsa kësaj radhe duhet të ndeshen në kuadër të ligës ballkanike.
Së fundi, Sigal Prishtina ka fituar dy përballje ndaj Pejës. Një në Superligë dhe një në finale të Kupës së Kosovës.
Ndërsa këtë stinor, në përballjet mes vete, bilanci është 3-2 në të mirë të Pejës.
A do të barazojë sonte Sigal Prishtina, apo do të kthehet Peja - mbetet të shihet.
Sidoqoftë, shpresojmë që të dyja skuadrat në fund të dalin në gjysmëfinale nga Grupi D dhe të arrijnë suksesin e radhës në ligën ballkanike. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë: Ademir Zurapovic, Aleksandar Milojevic dhe Ognjen Jokic.
Sigal Prishtina në Grupin D ka bilanc 2-0, ndërsa Peja 1-1.