PARA NDESHJES

BOROZANI/ Dren Shporta
Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme
23 February, 2016 @20:37
Dy superfuqitë kosovare të basketbollit, Sigal Prishtina dhe Peja, nesër do të jenë përballë njëra tjetrës në kuadër të Ligës Ballkanike.
Vetëm nëntë ditë më parë, këto dy skuadra ishin përballur në finalen e Kupës së Kosovës, ku në fund fitores i’u gëzua Prishtina.
Trajneri i bardhekaltërve, Antonis Constantinides, beson se kjo ndeshje do të jetë ndryshe nga ajo e Kupës dhe ndeshja e mëparshme që u luajt në kuadër të ligës.
“Edhe një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të mirë si Peja. Gjithashtu një ndeshje krejt ndryshe nga ajo e kampionatit dhe e finales së Kupës. Gjithçka varet nga paraqitja jonë dhe ne duhet të luajmë shumë mirë nëse duam të fitojmë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, pasi nëse do të fitojmë atëherë sigurt do të jemi në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Ne nuk mund të lejojmë një mundësi të tillë të na ikë nga duart tona. Shpresoj se tifozët do të mbushin palestrën, pasi kemi nevojë për mbështetjen e tyre, sepse ata na kanë dhënë shumë forcë në ndeshjet si vendas,” tha Constantinides për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Vlen të ceket se trajneri qipriot ende nuk ka pësuar humbje me Sigal Prishtinën prej se e ka marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa nga ndeshjet e zhvilluara deri më tani dy herë ka shënuar fitore kundër Pejës.