BASHKIMI, SONTE

Fitorja për të vazhduar shpresat
23 February, 2016 @7:45
Bashkimi, si ekip debutues në ligën ballkanike të basketbollit, sonte do të kërkojë fitoren e parë në fazën e dytë të garave.
Ekipi prizrenas është mysafir i një debutuesi tjetër, Beroes nga Bullgaria. Këta të fundi, së fundi kanë marrë medaljen e parë në historinë e klubit, duke përfunduar të tretit në garën për Final Fourin e Kupës së vendit të tyre.
E sa i përket Bashkimit, ndeshja e sontme mund të jetë rasti i fundit për kualifikim në gjysmëfinale. Ata së fundi janë përforcuar me lituanezin Rokas Uzas, ndërsa Marcel Jones është violina kryesore e ekipit. Bashkë me forcat vendore që i ka, Bashkimi ka kapacitet për të arritur fitoren, por gjithçka do të kuptohet sonte në parket, kur në “Obshtinska” të Stara Zagorës para treshes Ciprian Stoica, Ervin Koci dhe Aleksandar Pavlov, lojtarët do të dalin në fushë.