Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

59 PIKË

Rekord nga Anthony Davis

Rekord nga Anthony Davis


22 February, 2016 @10:50

Dje në ndeshjen Detroit Pistons - New Orleans Pelicans, të pranishmit në palestrën Palace Of Auburn Hills, shikuan shkëlqimin e lojtarit Anthony Davis.

Davis luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës, derisa me shënimin e 59 pikëve, arriti ta thyej rekordin personal, gjithashtu ishte shifra më e lartë e stinorit sivjet.

Anthony Davis krahas 59 pikëve, rrëmbeu edhe 20 kërcime, gjë që pas Chris Webber dhe Shaquille O’Neal, u bë lojtari i parë që e arriti këtë.

“Të jesh në librat e historisë së bashku me legjendat si C-Webb dhe Shaq! kjo është diçka e veçantë”, ka thënë lojtari i emocionuar.

Kjo shifër, gjithashtu është shënuar për herë të parë në histori të klubit New Orleans Pelicans.


Video

Anthony Davis



 
Të gjitha lajmet nga NBA