I GJASHTI NË HISTORI

29’000 nga Nowitzki
22 February, 2016 @8:20
Dirk Nowitzki, basketbollist i Dallas Mavericksit, ka shënuar mbrëmë 18 pikë në fitoren e ekipit të tij ndaj Philadelphia 76ers (129-103).
Me këto pikë të shënuara, ai ka kaluar shifrën e 29 mijë pikëve në total, gjatë karrierës së tij të arritur në NBA, duke u bërë vetëm lojtari i gjashtë në histori që ka arritur këtë shifër.
Kareem Abdul Jabbar, Karl Malone, Kobe Bryant, Michael Jordan dhe Wilt Chamberlain - janë basketbollistët e vetëm që deri më tash e kishin arritur këtë shifër.