FINAL FOUR 2016 - LJUBLJANA

Kastrati fiton Kupën sllovene
21 February, 2016 @21:17
Erjon Kastrati që vite me radhë mbron ngjyrat e Krkas nga Novo Mesto, sonte ka fituar Kupën e Sllovenisë me ekipin e tij, pasi që në finale kanë mposhtur Lastovkan e Domzales.
Finalja për Kastratin me shokë ka kaluar më lehtë sesa që është pritur, pasi që kanë mposhtur me rezultat 66-33 kundërshtarin.
Kastrati përfundoi finalen me 9 pikë të shënuara duke qenë lojtari i tretë më efikas te ekipi i tij.
Në gjysmëfinale Krka kishte mposhtur Tajfunin 87-75, ndërsa Lastovka - Zlatorogun 71-62.