LAC-GSW

nba.com
Warriors i kthehet fitores, ishin afër gabimit
21 February, 2016 @10:31
Mendimi se “e fituam ndeshjen” para kohës, ishte gati që t’i kushtonte skuadrës Golden State Warriors.
Skuadra e trajnerit Steve Kerr, gjatë ndeshjes kishte epërsi komfore, por në fund djelmoshtat e trajnerit Doc Rivers, e zbritën epërsinë deri në tre pikë por nuk mjaftoi koha për të bërë më shumë.
Luftëtarët, e mposhtën Clippersin me rezultat 115-112.
Klay Thompson, lujati me 32 pikë e 7 kërcime, derisa Draymon Green e regjistroi triple-doublin e 11 të stinorit, me 18 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.
Në anën tjetër, Jamal Crawford, luajti me 25 pikë, por nuk mjaftuan për ta mposhtur kampionin aktual.
Warriors regjistruan fitoren e 49 dhe i kanë vetëm 5 humbje deri më tani, ndërsa Clippers me 36 fitore e 19 humbje, gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.