URIM ZENELAJ

Zenelaj rithen rekordin
20 February, 2016 @20:44
Urim Zenelaj ka regjistruar rekord të ri në ndeshjen e sontme kundër Pejës.
Përkundër humbjes në Karagaç, qendra suharekase pati paraqitje impresive përballë kullave pejane, Nenad Delic e AJ West, duke kapur plotë 20 topa nën kosh.
Ky është rekordi i ri i Zenelajt në këtë stinor për kërcime.
Rekordi mëparshëm i Zenelajt ka qenë në ndeshjen e javës 13 kundër Kerasan Prishtinë, kur kishte regjistruar gjithsej 19 kërcime.
Ndeshjet me më së shumti kërcime të Zenelajt këtë stinor
Java 19 | Peja - Ylli | 20 kërcime | |
Java 13 | Kerasan Prishtina - Ylli | 19 kërcime | |
Java 18 | Ylli - Vëllaznimi | 18 kërcime | |
Java 10 | Ylli - Trepça | 15 kërcime |