SERIA VAZHDON 11-0

BOROZANI/D.S.
Sigal Prishtina +84 ndaj Kerasanit
19 February, 2016 @19:34
Pas triumfit në Kupën e Kosovës, skuadra e Sigal Prishtinës ka mposhtur lehtësisht skuadrën e Kerasanit.
Në një ndeshje pa histori, ku disa lojtarë të formacionit bazë u pushuan, Sigal Prishtina arriti ta mbyllte ndeshjen me 142 pikë të shënuara, 84 më shumë se rivali i qytetit.
Më i miri për Sigal Prishtinën ishte amerikani Washburn me 31 pikë të shënuara, kurse për Kerasanin u dallua Gashi me 10 pikë të shënuara.
Që nga emërimi i trajnerit Constantinindes, i cili mungoi sonte për shkak të suspendimit, Prishtina nuk di për humbje dhe jo ishte fitorja e 11 radhazi e kampionëve në fuqi të ligës ballkanike.
Pas kësaj ndeshjeje, Sigal Prishtina ka bilanc 13-3 në Superligë, derisa Kerasan mbetet pa fitore me bilanc 100% negativ, 0-17.
Statistikat ekipore
Kerasan Prishtina | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 13 | 35 | |
Çereku i dytë | 14 | 35 | |
Çereku i tretë | 16 | 40 | |
Çereku i katërt | 15 | 32 | |
Kërcime | 23 | 38 | |
Asistime | 12 | 41 | |
Bllokada | 1 | 6 | |
Topa të vjedhur | 5 | 16 | |
Topa të humbur | 32 | 14 | |
Tentime për tri pikë | 7/26 (26%) | 15/30 (50%) | |
Tentime nga loja | 24/61 (39%) | 53/81 (65%) | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 3/7 (42%) | 21/28 (75%) |
Statistikat individuale te Kerasan Prishtina
1 | E.Gashi | 10 pikë | 0 kërcime | 0 asistime |
2 | E.Peci | 9 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
3 | A.Berisha | 8 pikë | 1 kërcim | 0 asistime |
4 | M.Janjeva | 7 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | A.Beqiri | 5 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
6 | A.Bërnica | 4 pikë | 0 kërcime | 0 asistime |
7 | D.Haxhosaj | 4 pikë | 4 kërcime | 0 asistime |
8 | K.Muhadri | 4 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
9 | K.Muçolli | 3 pikë | 0 kërcime | 0 asistime |
10 | R.Ahmeti | 2 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
11 | G.Gashi | 2 pikë | 0 kërcime | 0 asistime |
12 | U.Kerveshi | 0 pikë | 0 kërcime | 2 asistime |
Statistika individuale te Sigal Prishtina
1 | J.Washburn | 31 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | B.Mazreku | 19 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | R.Peci | 18 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
4 | M.Jakupi | 17 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | A.Warren | 17 pikë | 6 kërcime | 6 asistime |
6 | G.Shima | 15 pikë | 8 kërcime | 8 asistime |
7 | E.Azemi | 13 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
8 | W.Kemp | 12 pikë | 3 kërcime | 8 asistime |