CLIPPERS-SPURS

Në duelin e mungesave fiton Clippers
19 February, 2016 @11:14
Pas tre ditëve pushimi nga All Stari, është rikthyer basketbolli përsëri në NBA.
Dje janë përballur skuadrat Clippers dhe Spurs, ku dy skuadrat kanë pasur mungesa kyçe si Blake Griffin (Clippers) dhe Kawhi Leonard (Spurs).
Chris Paul ia solli fitoren skuadrës nga Los Angelesi, me rezultat 105-86.
Paul luajti me 28 pikë derisa i bëri 12 asistime, në anën tjetër 14 pikët e françezit Tony Parker, nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte fitorja e 36 e Clippersit, të cilët i kanë 18 humbje deri më tani, ndërsa San Antonio ka bilanc prej 45 fitoreve e 9 humbjeve.