Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFATI KALIMTAR

Shkëmbimet në NBA

reuters

Shkëmbimet në NBA


19 February, 2016 @13:46

Afati i fundit i shkëmbimeve, bëri që të jenë aktiv skuadrat dje në NBA.

Shkëmbimin e parë e benë, skuadrat Detroit dhe Orlando, ku në shkëmbimin e lojtarëve, ndëruan skuadra lojtarët Tobias Harris, Ersan Ilyasova dhe Brandon Jennings.

Skuadra lidere në Konferencën Lindore, Cleveland Cavaliers, e shtoi në skuadër lojtarin e Orlando Magicut, Channing Fry, në një shkëmbim kur ishin tre skuadra, derisa lojtarin shumëvjeçar të tyre Anderson Varejao dhe të drejtën e draftin në raundin e parë, ia dërgoi Portland Trail Blazersit.

Një tjetër shkëmbim i tre skuadrave, Kirk Hinrich shkoi në Atlanta Hawks, Shalvin Mack në Utah Jazz dhe Justin Holiday në Chicago Bulls.

Houston Rockets  dërgoi dy lojtarë në Detroit Pistons, Donatas Motiejunas dhe Marcus Thorton, derisa ia mori të drejtën e draftit në raundin e parë të Pistonsave.

Phonex Suns, e lëshoi Markieff Morrisin tek Washington Wizardsi, derisa e shtoi në skuadër Dejuan Blair dhe Kris Humphries.

Oklahoma City Thunder, mori nga Denveri lojtarin Randy Foye, derisa DJ Augustin dhe Steve Novak do ta veshin fanellën e Denver Nuggetsit.

Një shkëmbim i mirë për Clippersin, është bërë, me shtimin në skuadër lojtarin e Memphis Grizzlies, Jeff Green, derisa problematiku Lance Stephenson shkoi tek arrushat. Clippers gjithashtu ka dhënë të drejtën e draftit në raundin e parë.

Lojtarët të cilët janë pritur që të shkëmbehen në ditën e fundit si: Pau Gasol, Dwight Howard, Blake Griffin e Al Horford, mbetën tek skuadrat e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga NBA