LIDERI I KTHEHET FITORES

Peja këndellet me fitore
20 February, 2016 @19:26
Peja pas humbjes dramatike në finale të Kupës së Kosovës, është këndellur ndaj Yllit të Suharekës në “Karagaç”.
Verdhezinjtë kanë shënuar fitore ndaj Yllit me mbi 20 pikë epërsi ndërsa fitorja e tyre nuk është vënë në pikëpyetje asnjëherë gjatë ndeshjes.
Peja ka luajtur me përbërjen e parë të saj dhe si duket Branimir Pavic me stafin e tij kanë testuar lojtarët edhe njëherë para përballjes së radhës me Sigal Prishtinën, por kësaj radhe në kuadër të BIBL.
A J West dhe Drilon Hajrizi kanë qenë lojtarët më të dalluar te Peja, ndërsa te Ylli Urim Zenelaj e Montrael Scott kanë qenë më efikasit.
Pas kësaj fitoreje, Peja në Superligë ngrit bilancin në 16-1, ndërsa Ylli regjistron humbjen e dhjetë dhe në përgjithësi ka bilanc 6-10.
Statistikat ekipore
PEJA | YLLI | ||
Çereku i parë | 25 | 19 | |
Çereku i dytë | 32 | 23 | |
Çereku i tretë | 21 | 18 | |
Çereku i katërt | 33 | 29 | |
Kërcime | 48 | 43 | |
Asistime | 30 | 17 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 23 | 6 | |
Topa të humbur | 11 | 33 | |
Tentime për tre pikë | 11/35 (31%) | 9/23 (39%) | |
Tentime për dy pikë | 37/71 (52%) | 24/41 (58%) | |
Gjuajtje të lira | 4/7 (57%) | 14/24 (58%) |
Statistikat individuale te Peja
1 | AJ West | 28 pikë | 13 kërcime | 1 asistim |
2 | Drilon Hajrizi | 26 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
3 | Nenad Delic | 19 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
4 | Leonard Mekaj | 10 pikë | 3 kërcime | 12 asistime |
5 | Nicholas Covingtone | 9 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
6 | Burim Zekiqi | 6 pikë | 2 asistime | - |
7 | Art Hajdari | 5 pikë | - | - |
8 | Samir Zekiqi | 4 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Ronald Davis | 2 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
10 | Alban Veseli | 2 pikë | 5 kërcime | - |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Montreal Scott | 34 pikë | 6 kërcime | 6 asistime |
2 | Urim Zenelaj | 23 pikë | 20 kërcime | 5 asistime |
3 | Erris Nushi | 16 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4 | Egzon Kuqi | 8 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
5 | Altin Morina | 8 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |