Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

142 PIKË NË OREGON

Lillard me rekord, mposhtet Warriors

Foto: Associated Press/ Craig Mitchelldyer

Lillard me rekord, mposhtet Warriors


20 February, 2016 @10:10

Damian Lillard ka luajtur lojën e jetës për të mposhtur kampionin aktual, Golden State Warriors. Ai ka shënuar 51 pikë, rekord karriere për të, pastaj 7 asistime, 6 topa të vjedhur dhe asnjë të humbur në fitoren e Portland Trail Blazers ndaj Warriors 137-105. 

“Ndjenjë e mrekullueshme,” ka thënë Lillard pas ndeshjes, që është nga Oaklandi i Californias, sikurse ekipi i Warriorsit. 

“Veçanërisht fitorja ndaj ekipit më të mirë në ligë. Nuk kam shënuar 50 pikë që nga klasët e shkollës fillore,” ka thënë 25 vjeçari. 

Në anën tjetër te Warriors si zakonisht Steph Curry e bëri të veten me 31 pikë e 5 asistime. Pas tij, Draymond Green shënoi 14 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, por kishte edhe nëntë topa të humbur. 

“Ai ka qenë fenomenal sonte,” ka thënë trajneri i kampionëve, Steve Kerr për Lillardin pas ndeshjes. 

“Ai dukej si Curry sonte,” ka shtuar Kerr. 

Pas kësaj ndeshjeje, Golden State Warriors ka bilanc 48-5, ndërsa Portland Trail Blazers ka bilanc 28-27. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA