PETAR MIJOVIC

Nënçmuam kundërshtarin
19 February, 2016 @21:21
Trajneri malazez i Bashkimit, Petar Mijovic ka qenë i qartë pas ndeshjes. Bashkimi nuk ka cilësi për të nënçmuar Trepçën dhe kjo për pak sa i kushtoi ekipit të tij.
“E nënçmuam kundërshtarin duke ditur që nuk kemi cilësi shumë më të madhe se ata. Mirëpo, në fund fituam si fituam, e tash pasi që na u bashkua një lojtar i ri në ekip, duhet të adaptohemi edhe më mirë me njëri-tjetrin e të shikojmë përpara,” ka thënë Mijovic pas ndeshjes.
Bashkimi fitoren e siguroi në sekondat e fundit të ndeshjes, derisa në çerekun e fundit kishte epërsi edhe 12 pikëshe në disa raste.