GOLDEN STATE WARRIORS

Foto: nba.com
Varejao te kampioni
22 February, 2016 @8:37
Anderson Varejao, basketbollist i deritashëm i Cleveland Cavaliersit, pritet të vishet me fanellën e kampionit aktual tash e tutje.
ESPN ka bërë të ditur se cleveland.com ka pranuar një SMS nga braziliani 33 vjeç i cili ka shkruar se ka arritur marrëveshje me Golden State Warriors.
Në garë për shërbimet e Varejaos ka qenë edhe ekipi tjetër nga Konferenca Perëndimore që po synon titullin, San Antonio Spurs.