Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PETAR MIJOVIC

Kujdes dhe fitore

Kujdes dhe fitore


22 February, 2016 @22:08

Petar Mijovic ka kërkuar kujdes nga lojtarët e tij para ndeshjes së nesërme në Stara Zagora të Bullgarisë. 

Bashkimi është mysafir i Beroes dhe kërkon fitoren e parë në Grupin C të BIBL, për të vazhduar shpresat për kualifikim në gjysmëfinale të kësaj gare. 

TABELA AKTUALE E BIBL

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Beroe ka një skuadër shumë të fortë, derisa i kanë 10 lojtarë në rotacion si dhe janë shumë të mirë në gjuajtjet nga distanca dhe gjysmëdistanca, andaj edhe duhet të jemi të kujdesshëm. Ne hyjmë në ndeshje për të tentuar ta befasojmë këtë ekip. Jemi të gatshëm dhe kemi punuar shumë. Unë besoj se me një mbrojtje të fortë mund t’ia dalim të kthehemi në Prizren me fitore,” ka thënë Mijovic për faqen zyrtare të FBK-së para ndeshjes. 

Ekipi prizrenas ka arritur sot në palestrën ku do të zhvillohet ndeshja dhe ka kryer stërvitjet e para. Ndeshja nis në ora 17 nesër. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League