Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Minimizohen gjasat për Final Four

BOROZANI/ Dren Shporta

Minimizohen gjasat për Final Four


23 February, 2016 @18:33

Skuadra e Bashkimit assesi nuk po arrin tek rezultati pozitiv në fazën e dytë të Ligës Ballkanike. Borozani.com

Ekipi prizrenas ka pësuar edhe humbjen e tretë rresht në këtë fazë, duke u mposhtur në Bullgari nga skuadra Beroe.

Megjithëse në tre çerekët e parë Bashkimi u tregua mjaft rivalizues duke kaluar herë pas here edhe në epërsi, në çerekun e katërt mungoi përqëndrimi, të cilin e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë skuadra bullgare.

Gjatë kësaj periudhe Beroe arriti të thellojë epërsinë, për ta pritur fundin e takimit me qetësi dhe siguri për fitore.

Tre basketbollistët amerikanë të Bashkimit, Marcel Jones, Tay Waller dhe Theron Bussey shënuan mbi 20 pikë secili, por ndihma nga pjesa tjetër e ekipit mungoi. Dy të parët ishin koshashënuesit më të mirë të takimit me nga 24 pikë të shënuara.

Në anën tjetër, skuadra e Beroes u udhëheq nga Auston Barnes dhe Aleksandar Todorovic, që shënuan nga 18 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë e Beroes nga tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani, derisa Bashkimi mbetet i fundosur në grup ende pa e shijuar fitoren.



Statistikat ekipore

BC BEROE BASHKIMI
Çereku i parë 21 23
Çereku i dytë 26 20
Çereku i tretë 19 20
Çereku i katërt 24 17
Kërcime 38 28
Asistime 21 16
Bllokada 2 4
Topa të vjedhur 5 9
Topa të humbur 15 11
Tentime për tri pikë 15/34 (44%) 14/28 (50%)
Tentime nga loja 32/64 (50%) 30/63 (47%)
Tentime nga gjuajtjet e lira 11/14 (78%) 6/8 (75%)


Statistikat individuale te BC Beroe

1 Auston Barnes 18 pikë 8 kërcime 1 asistim
2 Aleksander Todorovic 18 pikë 10 kërcime 0 asistime
3 Ashton Moore 15 pikë 4 kërcime 3 asistime
4 Tencho Tenchev 15 pikë 3 kërcime 2 asistime
5 Evrik Gary 14 pikë 2 kërcime 5 asistime
6 Stanislav Vaklinov 5 pikë 4 kërcime 3 asistime
7 Tihomir Zhelev 3 pikë 2 kërcime 4 asistime
8 Martin Radnev 2 pikë 0 kërcime 0 asistime
9 Nikolay Nikolov 0 pikë 1 kërcim 0 asistime
10 Plamen Aleksiev 0 pikë 1 kërcim 3 asistime


Statistikat individuale te Bashkimi

1 Marcel Jones 24 pikë 6 kërcime 4 asistime
2 Antabia Waller 24 pikë 5 kërcime 5 asistime
3 Theron Bussey III 21 pikë 7 kërcime 4 asistime
4 Rokas Uzas 7 pikë 4 kërcime 1 asistim
5 Granit Rugova 2 pikë 2 kërcime 1 asistim
6 Endrit Hysenagolli 2 pikë 2 kërcime 0 asistime
7 Imer Tahiri 0 pikë 0 kërcime 1 asistim
8 Andi Shehu 0 pikë 0 kërcime 0 asistime
9 Qëndrim Biraj 0 pikë 0 kërcime 0 asistime

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League