DEBUTIMI

BOROZANI/ Erdis Driza
Si debutoi Rokas Uzas?
23 February, 2016 @18:56
Rokas Uzas ka debutuar në ndeshjen e sontme për skuadrën e Bashkimit, e cila u mposht nga Beroe me rezultat 90-80.
Lituanezi i rikthyer te prizrenasit, ka qëndruar në fushë për 26 minuta, ku është përkujdesur më shumë për ta mbuluar hapësirën nën kosh, së bashku me Marcel Jonesin dhe Endrit Hysenagollin.
Uzas gjatë këtyre minutave regjistroi 7 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 2 bllokada dhe 1 top të vjedhur, mirëpo përqindja e tij e saktësisë nuk ishte edhe aq për t’u lavdëruar.
Ai në 5 tentimet për dy pikë nuk arriti të shënojë asnjë, derisa në vijën e trepikëshit ishte i saktë 2 herë nga 6 tentime sa i kishte.