BIBL

Kozuv shijon fitoren e parë
23 February, 2016 @20:58
Skuadra e cila pësoi dy humbje në dy ndeshjet e para të Fazës së Dytë të Ligës Ballkanike, Kozuv, më në fund arriti ta shijojë gëzimin e fitores. Borozani.com
Ekipi nga Gjevgjelia u tregua bindshëm më e mirë me skuadra e Levskit, e cila kishte ditur ta befasoj Pejën në xhiron e parë të kësaj faze.
Kozuv fitoi me rezultat 99-72, ndërsa kontributi më i madh në këtë fitore erdhi nga Aleksandar Radulovic që luajti me 27 pikë e 10 kërcime.