RAHOVECI
I paralajmëruar te Ylli, zyrtarizohet te Rahoveci
8 March, 2022 @21:38
Skuadra e Rahovecit, sot ka zyrtarizuar qendrën amerikane Makol Mawien.
Mawien ishte duke stërvitur që nga java e kaluar me vreshtarët, derisa u zyrtarizua sot.
Qendra 206 cm, gjatë karrierës së tij në kolegje të Amerikës luajti në 103 ndeshje me mesatare prej 7.1 pikëve e 4.5 kërcimeve, derisa së fundi ishte pjesë e skuadrës Al Nasr dhe kishte mesatare prej 21.1 pikëve e 13.4 kërcimeve për ndeshje.
“Makol Mawien i është bashkuar skuadrës sonë që nga java e kaluar ku edhe ka filluar me regjim intensivë të stërvitjeve me skuadrën por se sot zyrtarisht janë përfunduar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për Mawien-in i cili qysh nesër është i gatshëm të jetë nën urdhrat e trajnerit tonë Ljupco Malinkov,” ka shkruar KB Rahoveci në postimin e zyrtarizimit të lojtarit në fjalë.
25 vjeçari në muajin janar u paralajmërua që do të transferohet te Ylli, por transferimi i tij nuk u realizua, derisa arsyeja nuk është bërë e ditur.
Rahoveci aktualisht gjendet në pozitën e parafundit me 7 fitore e 13 humbje në Superligë.