Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA (F)

Ibrahimi: Vështirësia e pritur, synojmë ngritjen sa më lartë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Ibrahimi: Vështirësia e pritur, synojmë ngritjen sa më lartë


17 October, 2019 @14:34

Koshashënuesja më e mirë në humbjen e Trepçës ndaj Bashkimit, Melisa Ibrahimi, në një bisedë ekskluzive me TopSportin, ka thënë se e kanë pritur të jetë e vështirë ndeshja kundër Bashkimit.

Ndeshjen kundër Bashkimit e kemi pritur që do ta kemi të vështirë, pasi që dihet investimi dhe përforcimet e skuadrës prizrenase.

Ndeshjen e filluam mirë ku pjesën e parë ishim thuajse të barabarta, por lëndimet e lojtareve në skuadër dukshëm janë duke ndikuar.

Është vetëm fillimi i stinorit dhe kemi një rrugë të gjatë deri në fund, duhet të vazhdojmë stërvitjet intensive dhe të përgatitemi maksimalisht për ndeshjet e radhës që të tregojmë rezultate të mira.”

Ibrahimi ka treguar edhe synimet e skuadrës mitrovicase.

Synimet i kemi që të jemi pjesë e katër ekipeve më të mira dhe pastaj të luftojmë të ngritemi sa më lartë në tabelë.”

TABELA AKTUALE

Trepça në xhiron e dytë në Ligën e Femrave do të përballet me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave