DEMONTEZ STITT
Ish lojtari i Prishtinës, shkëlqeu këtë fundjavë
19 October, 2015 @12:53
Amerikani Demontez Stitt, që stinorin e kaluar kishte veshur fanellën e Sigal Prishtinës, është shpallë lojtari më i mirë i javës në ligën e dytë të Turqisë.
Stitt ka pasur 37 pikë të shënuara, 4 kërcime dhe 6 asistime në ndeshjen e fundit për ekipin e tij, Gediz, duke shutuar me 81.8% të saktësisë nga zona.
Gediz, ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të stinorit.