Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAMIR MULAOMEROVIC

Ish përzgjedhësi i Kosovës emërohet përzgjedhës i Kroacisë

Ish përzgjedhësi i Kosovës emërohet përzgjedhës i Kroacisë


25 January, 2022 @11:25

Njëri ndër lojtarët me karrierë të pasur basketbollistike që tash e sa vite punon si trajner, ndërsa në Kosovë ka drejtuar Prishtinën dhe kombëtaren e Kosovës, Damir Mulaomerovic, është emëruar ditë më parë selektor i Kroacisë.

Mulaomerovic që pos Kosovës ka drejtuar edhe Bosnjen e Hercegovinën tashmë është zyrtarizuar edhe nga Federata e Basketbollit të Kroacisë (HKS).

HKS ka paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp për sot, për prezantimin e selektorit të ri dhe ambicieve.

Mulaomerovic do të zëvendësojë ish-bashkëpunëtorin e tij nga kombëtarja, Veljko Mrsic.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga