PAS BEGOLLIT, PRITET TË VJEN DEVOLLI
Ish trajneri i Drenicës, pritet të prezantohet te Liria!
9 October, 2024 @14:09
Një emër i njohur në futbollin e Kosovës pritet të merr timonin e Lirisë së Prizrenit, që dy ditë më parë ndau rrugët me trajnerin e deritashëm të ekipit të parë, Granit Begolli.
Sipas mediave tiranase, fjala është për Bledar Devollin, ish-trajnerin e Drenicës dhe të Kukësit së fundi. Gjirokastriti 46 vjeçar që ka licensën PRO të UEFA-së do të mundohet të ngris Lirinë në renditjen tabelare.
Liria nuk nisi mirë stinorin në Ligë të Parë - Grupi A, ndërsa synon rikthimin e menjëhershëm në Superligë, pas rënies nga ajo në vitin e kaluar.