ISH YLLI I BASHKIMIT
BOROZANI/Lis Dorambari
Ish ylli i Bashkimit, Brooks, në Maqedoni
1 October, 2014 @13:47
Ish basketbollisti i Bashkimit, Phil Brooks, është kthyer në Europë dhe atë në kufi me Kosovën.
Ai ka arritur marrëveshje me ekipin e elitës së Maqedonisë, Strumica, ka njoftuar faqja maqedonase ekipa.mk.
Brooks kishte karrierë të suksesshme në ekipin prizrenas, derisa pas kësaj ai kaloi në ligën kolumbiane dhe të Katarit.
Brooks ka punuar nën urdhërat e trajnerit të atëhershëm slloven të Bashkimit, Muharem Vugdalic, gjatë pjesës vjeshtore të stinorit 2012/13.