MIQËSORE

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Peja fiton miqësoren
29 September, 2014 @8:41
Peja është kthyer me fitore nga Mali i Zi. Verdhezinjtë kanë qenë mysafir të Ibrit nga Rozhaja për nder të Ditës së Qytetit të tyre dje dhe kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat impresiv, 65-81.
Kjo miqësore ka ardhë si infuzion për Pejën, që pret nisjen e stinorit të ri me qëllime të mëdha.
Ekipi i Boris Kurtovicit në xhiron e parë të Superligës së Kosovës, që nis javën tjetër, do të ndeshet me rivalin lokal, Besën.
E pikërisht Kurtovic, stinorin e kaluar ka qenë trajner i Besës, ekip ky që e riktheu kroatin në treg të Kosovës.