KARAGAÇ

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Peja demanton përforcimin e fundit
28 September, 2014 @19:36
Nënkampionja e Kosovës në basketboll, Peja, në faqen zyrtare të saj ka përgënjeshtruar lajmin e Eurobasketit, duke thënë se kanë mundur të gabojnë për shkak të qytetit, pasi që dihet se aty janë dy ekipe në Superligë.
Pra, lojtari i përfolur sot nga Eurobasket, Umar Shannon, nuk do të jetë pjesë e Pejës.
Sa i përket ekipit verdhezi, ata sot janë në Rozhajë të Malit të Zi, ku do të ndeshen me Ibrin, që i ka ftuar për miqësore për nder të Ditës së Qytetit të Rozhajes.