SHORTI SUPERLIGËS
BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Luftë pejane në xhiron e parë
28 September, 2014 @12:57
Sot është hedhur shorti i ri në ETC Superligë, pas konfirmimit të FBK-së që sivjet do të marrin pjesë tetë skuadra.
Ndeshja më interesante e javës së parë pritet të luhet në Karagaç të Pejës, ku do të përballen dy skuadrat nga ky qytet, Peja dhe Besa.
Kampionja aktuale dhe fituesja e të gjitha trofeve në stinorin e kaluar në Kosovë, Sigal Prishtina, hapjen e kampionatit do ta bëjë në Gjakovë kundër ekipit të Vëllaznimit, që është njëra prej ekipeve më të përforcuara gjatë afatit kalimtar.
Skuadra e inkuadruar ditë më parë në Superligë, Ylli, do të luajë ndeshjen e parë para shikuesve të saj kundër skuadrës së Bashkimit, derisa Kastrioti dhe Trepça do të mundohet ta mposhtin njëri tjetrin në Ferizaj.
Superderbi në javën e dytë!
Dueli i dy superfuqive të basketbollit kosovar, Sigal Prishtina dhe Peja, për herë të parë sivjet do të zhvillohet në xhiron e dytë të Superligës, e mikpritës i kësaj ndeshjeje do të jenë bardhekaltërit.
Kalendari sipas shortit të ri në ETC Superligë
Java 1: | Ylli - Bashkimi Kastrioti - Trepça Vëllaznimi - Sigal Prishtina Besa - Peja |
||
Java 2: | Bashkimi - Besa Sigal Prishtina - Peja Trepça - Vëllaznimi Ylli - Kastrioti |
||
Xhirot e radhës do të publikohen së shpejti... |