MIQËSORE

BOROZANI/ Erdis Driza
Prishtina e pafuqishme ndaj Levskit
25 September, 2014 @19:53
Kampioni aktual i Bullgarisë dhe i Ligës Ballkanike, Levski, ka shënuar fitore të lehtë sonte në përballjen miqësore ndaj Sigal Prishtinës, që u zhvillua në kryeqytetin bullgar, Sofje.
Prishtina e nisi ndeshjen me tre përfocimet e reja, Jordan Hulls, Aaron McGhee dhe Edin Bavcic, të cilët së bashku me Dardan Berishën e Edmond Azemin e formuan pesëshen të përzgjedhur nga trajneri Sabit Hadzic.
Falë topave të shpeshta të humbura nga basketbollistët e Prishtinës, Levski arriti të krijojë epërsi dyshifrore vetëm pas 5 minutave të para, 20-9, ndërsa me anë të efikasitetit në sulm dhe kundërsulmeve të shpejta, arritën që ta përmbyllin çerekun e parë me rezultat 32-18 në të mirë të tyre.
Këtë epërsi ekipi bullgar arriti ta ruaj deri në fund të ndeshjes, duke mos lejuar në asnjë mënyrë që prishtinasit ta zvogëlojnë disavantazhin.
Lëndohet Bavcic!
Kjo ndeshje ishte e pafat edhe për basketbollistin e ri të Prishtinës, Edin Bavcic. Qendra boshnjake e lëndoi krahun e djathtë gjatë çerekut të tretë dhe u largua nga ndeshja për t’ia lëshuar vendin e tij Fisnik Rugovës, edhe pse ende nuk dihet se a bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz apo jo.
Sigal Prishtina gjatë qëndrimit të saj në Bullgari do të merr pjesë edhe në turneun që do të mbahet në Burgas gjatë datave 26-28 shtator, ku pjesëmarrës do të jenë edhe skuadrat BC Balkan (Bullgari), Chernomorets (Bullgari) dhe KK Kozuv (Maqedoni).
Rezultati sipas çerekëve
Levski - Sigal Prishtina (32-18; 55-37; 71-54; 90-72) |
Koshashënuesit te Levski
1 | Hristo Zachariev | 23 pikë | ||
2 | Pavel Ivanov | 15 pikë | ||
3 | Stanimir Marinov | 13 pikë | ||
4 | Milyan Pupovich | 10 pikë | ||
5 | Dimitar Dimitrov | 7 pikë | ||
6 | Stoyan Gyuroski | 7 pikë | ||
7 | Pavlin Ivanov | 5 pikë | ||
8 | Dejan Karamfilov | 4 pikë | ||
9 | Dimitar Angelov | 2 pikë | ||
10 | Alex Simeonov | 2 pikë | ||
11 | Ivko Ivkov | 2 pikë |
Koshashënuesit te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 22 pikë | ||
2 | Aaron McGhee | 18 pikë | ||
3 | Edin Bavcic | 11 pikë | ||
4 | Jordan Hulls | 8 pikë | ||
5 | Fisnik Rugova | 6 pikë | ||
6 | Muhamed Hasani | 3 pikë | ||
7 | Edmond Azemi | 2 pikë | ||
8 | Leonard Mekaj | 2 pikë |