SUPERLIGA

Ylli kandidon për Superligë
25 September, 2014 @16:54
Skuadra e tetë e cila do të garojë në Superligë për sivjet me shumë gjasë do të jetë skuadra nga Suhareka, Ylli.
Në konkursin e hapur nga Federata e Basketbollit të Kosovës për pjesëmarrje në Superligë, Ylli është bërë skuadra e vetme që ka aplikuar.
Megjithatë, për ta siguruar Superligën, skuadra e Yllit është e detyruar që deri nesër ta kryej pagesën prej 5 mijë eurove, që është parakushti financiar sipas Rregullores për Sistematizim dhe Licencim, e që kjo nuk duket edhe aq e vështirë për Yllin, i cili ka mbështetje të fortë nga sponzori kryesor, ‘Golden Eagle’.