SUHAREKË

Ylli në Superligë
27 September, 2014 @16:57
Skuadra që humbi në finale të Play-Outit të Superligës, Ylli, ka arritur që të kthehet në elitën e basketbollit kosovar falë WildCardit të shpallur nga Federata e Basketbollit Kosovar.
Suharekasit janë treguar seriozë dhe kanë arritur t’i përmbushin kërkesat e FBK-së për licencim dhe tashmë kompletojnë Superligën, që rikthehet në tetë ekipe pjesëmarrëse.
Gjithashtu, tani me rikthimin e skuadrave pjesëmarrëse në tetë, nesër duhet të rihidhet shorti për ndeshjet e stinorit, të cilën Federata më parë ishte ngutur për ta kryer me gjashtë skuadra.