Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Ishin më energjik

Ishin më energjik


10 December, 2022 @14:23

Trajneri i Yllit, Adis Beciragic, në deklaratën e dhënë pas humbjes nga Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës ka thënë se kundërshtari ka qenë më energjik, ndërsa ekipit të tij problemet po i thellohen dhe po ta kishin fituar këtë ndeshje, do të humbnin edhe më thellë ndeshjen tjetër.

“Prishtina luajti më mirë. Urime atyre, kanë qenë më energjik. Ne po kemi probleme me rotacion, disa lojtarë nuk janë në nivel basketbolli. Me fitore i kemi mbuluar problemet, por qartë kemi disa probleme në thellësi. Edhe po të fitonim sot, do të humbisnim ndeshjen tjetër edhe më thellë,” ka thënë ndër të tjera trajneri boshnjak i Yllit, duke shtuar se ritmi i ndeshjeve nga dy herë në javë ka qenë i tepërt për ekipin.

Ylli kaloi Vëllaznimin në cerekfinale të Superkupës, ndërsa u ndalë nga Prishtina mbrëmë në gjysmëfinale, për tu eliminuar nga gara. Ylli është kampion aktual i Kosovës në basketboll.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës