Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISLANDA - KOSOVA

Islanda - Kosova, 11-shet startuese

Foto: A.P / TOPSPORTI

Islanda - Kosova, 11-shet startuese


23 March, 2025 @16:02

Me fillim nga ora 18:00, Kosova sot luan si mysafire ndaj Islandës në takimin kthyes që luhet në Spanjë.

Kosova e fitoi 2-1 takimin e parë në Prishtinë, e sonte i mjafton edhe një barazim që ta sigurojë kalimin në Ligën B të Kombeve për sezonin tjetër.

Për dallim nga ndeshja e parë, sonte te Kosova startojnë Amir Saipi në vend të Aro Muricit, Vesel Demaku në vend të Valon Berishës dhe Florent Muslija në vend të Donat Rrudhanit. Kjo nënkupton që Milot Rashica sot rikthehet në pozitën e tij, sulmues anësor, dhe Florent Muslija luan në pozitën e numrit 10.

Edhe te Islanda ka plot ndryshime në formacionin startues në krahasim me ndeshjen e parë në Prishtinë, gjithsej 6 ndryshime.

11-SHET STARTUESE:

ISLANDA (4-3-2-1): Valdimarsson; Fridriksson, Willumsson, Ingason, Traustason; Thordason, Johannesson, Helgason; A.Gudmundsson, Thorteinsson; Oskarsson.

KOSOVA (4-2-3-1): Amir Saipi; Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Leart Paqarada; Elvis Rexhbeçaj, Vesel Demaku; Ermal Krasniqi, Florent Muslija, Milot Rashica; Vedat Muriqi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve