Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Ismet Sejfić, qendra që pritet të sjellë përvojë e forcë te KB Ylli

Ismet Sejfić, qendra që pritet të sjellë përvojë e forcë te KB Ylli


16 July, 2022 @12:26

Ditë më parë, kampioni i Kosovës në basketboll, KB Ylli njoftoi se ka arritur marrëveshje me qendrën e reprezentacionit të Bosnjes e Hercegovinës, Ismet Sejfić.

Qendra 208 centimetra e gjatë, lindur më 7 shtator të vitit 1993 që para fillimit të edicionit 2022/23 të Superligës do të mbushë të 29-tat, ka përvojë të madhe në basketbollin rajonal, ndërsa në disa raste, ai ka marrë tituj të mëdhenjë nëpër mediat e atjeshme.

Sejfić i quajtur “e ardhmja e trapezit, duke zëvendësuar Jusuf Nurkicin”, pastaj pas sezonit të parë në Hungari 2017/18 me PVSK Panthers u quajt “basketbollisti më i kërkuar nga ekipet hungareze” së fundi ka luajtur në ligën malazeze dhe atë të Adriatikut, ABA me Sutjeskën e Podgoricën.

Derisa Ylli nuk ka dhënë njoftime tjera shtesë për lojtarin, Sejfić në sezonin e fundit në ABA ligë ka pasur mesatare prej 21.6 minutash për ndeshje duke shënuar 8.8 pikë mesatarisht, 1.5 asistime, 0.3 bllokada dhe 7.7 kërcime.

Në ligën malazeze, ai ka pasur 23.4 minuta për ndeshje, duke shënuar 11.9 pikë për ndeshje, 7.2 kërcime dhe 1.5 asistime e 0.5 bllokada për ndeshje.

 

Ylli i drejtuar nga Adis Beciragic, që gjithashtu ka marrë drejtimin e reprezentacionit të Bosnjes, këtë stinor për herë të parë do të provojë fatin në gara evropiane, duke luajtur në Basketball Champions League.

Ismet Sejfic

Për të kualifikuar në fazën grupore, KB Ylli do të duhet të kalojë tri faza kualifikimi - që luhen me nga një ndeshje - fituesi kalon tutje, humbësi eliminohet nga gara.

 

Dueli i parë i suharekasve do të jetë më 21 shtator ndaj Benficës (POR), ku fituesi i duelit luan me Kervanos (CYP) në rrethin e dytë kualifikues, para se fituesi i saj të arrijë në duelin e fundit kualifikues ku ndeshet me fituesin e duelit Brose Bamberg (GER) - Norrkoping Dolphins (SWE) /Budivelnyk (UKR).

Përndryshe Sejfić njeh mirë edhe kapitenin e Yllit, Gëzim Morina, me të cilin kanë qenë tandem në Slloveni për ekipin e Sençurit gjatë pjesës së dytë të stinorit 2017/18.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga