NEW BASKET - ISTOGU

Istogu s’ndalet as në Prizren
4 March, 2021 @20:51
Një prej skuadrave më në formë të Ligës së Parë, Istogu, ka shënuar një tjetër fitore të merituar, duke e mposhtur skuadrën prizrenase, Newbasket, me rezultat 91-108.
Ekipi vendas nga Prizreni ishte rivalizues vetëm gjatë 3 çerekëve të parë, megjithëse edhe gjatë kësaj kohe Istogu ishte për një nuancë më i mirë.
Dallimi i madh u krijua në çerekun e katërt, të cilin ekipi i Fikret Shatrit e fitoi me rezultat 28-41.
Për Istogun më të mirët ishin Diamant Shabani dhe Ardit Pepaj me nga 21 pikë, si dhe Mirlind Zekaj me 20 pikë, kurse te Newbasket u dallua amerikani Aaron Njike me 27 pikë e 9 kërcime.
Kjo është fitorja e 11-të e Istogut, derisa për Newbasket ishte humbja e 6-të.